Greva një ditore e punonjësve të sektorit publik që protestojnë reformën e pensioneve të qeverisë së re në Belgjikë ka paralizuar trafikun. Për shkak të grevës së mbështetur edhe nga sindikatat e punëtorëve janë pezulluar udhëtimet e avionëve, autobuzëve dhe të trenave raporton Anadolu Agency (AA).
Greva e punëtorëve të hekurudhës ka sjellë në fazën e pezullimit të jetës normale. Për shkak të grevës njëditore janë anulluar të gjitha udhëtimet e Eurostar në Belgjikë. Gjithashtu ka pasur ndërpreje edhe në linjën me shpejtësi të lartë të linjës hekurudhore mes Brukselit, Parisit dhe Londrës. Ndërsa në aeroportin e Brukselit të gjitha fluturimet janë anuluar.
Për shkak të grevës 24 orëshe të zhvilluar në vend kundër "reformave të pensioneve" që synojnë rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç dhe me një rritje graduale, shërbimet e transportit publik dhe ato postare në të gjithë vendin kanë ndalur plotësisht, ndërsa shërbimet në spitale, konvikte, shkolla, shërbimet komunale, burgjet dhe në çerdhe kanë shërbyer në minimum.
Në orët e para të mëngjesit aktivistë të sindikatave janë mbledhur para bashkive duke krijuar barrikada para shkollave, stacioneve të autobuzeve dhe para bizneseve të ndryshme, kanë mundësuar pjesëmarrjen në grevë të gjithë punonjësve. Në grevën e cila do të përfundojë në orën 22.00 pjesëmarrja ka qenë e sukseshme veçanërisht në sektorin publik.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com