Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Trusk, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se kishte ardhur koha për të mbyllur korridorin Libi-Itali, që përdoret si një rrugë hyrjeje në Bashkimin Evropian nga emigrantët e paligjshëm.
“Tani është koha për të mbyllur korridorin që lidh Libinë dhe Italinë. Mund t’ju pohoj se kjo mbetet në qëllimet tona. Ajo çfarë kemi nevojë është një përcaktim i hollësishëm për finalizimin e kësaj çështje”, ka deklaruar Trusk.
Ndërkohë presidenti i KE-së, ka deklaruar se do të presë në Bruksel, kreun e qeverisë së bashkimit kombëtar në Libi, Fayez al-Sarraj, për të diskutuar mbi mbylljen e korridorit migrator.
Gjithashtu Trusk ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim për këtë çështje edhe me kreun e qeverisë italiane, Paolo Gentiloni.
Çështja e emigracionit të paligjshëm do të jetë çështja kryesore në samitit informal evropian, i cili do të mbahet gjatë ditës së sotme në Valeta.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com