Belgjikë, vidhet një kamion me
lëndë kimike, interpoli në alarm

Belgjikë, vidhet një kamion me<br />lëndë kimike, interpoli në alarm<br>
Sipas mediave ndërkombëtare, interpol ka lëshuar një alarm për vjedhjen e një kamioni që përmban lëndë kimike. Kamioni u zhduk të shtunën në afërsi të qytetit të Zedelgem të Belgjikës.

Interpol ka paralajmëruar të gjitha forcat e policisë evropiane dhe mediat spanjolle, italiane dhe britanike për një aksion të përbashkët për të kapur një kamionin të zi të vjedhur në qytetin e Zedelgem.

Kamioni ka rreth 33.500 litra lëndë kimike që dyshohet se mund të përdoret për eksploziv.

Policia federale konfirmon vjedhjen e kamionit, por aktualisht nuk ka informacione se kamioni me lëndë kimike mund të përdoret për eksploziv. Mediat lokale thonë se kamioni i vjedhur është me targë 1-QEB-708.

Autoritetet spanjolle, franceze dhe belge në veçanti janë lajmëruar për të informuar për kapjen e kamionit dhe për të forcuar kontrollet në kufinjtë. 

Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS