Belgjikë, zbulohet në Bruksel streha
e autorëve të masakrës së Parisit 

Belgjikë, zbulohet në Bruksel streha<br />e autorëve të masakrës së Parisit 
Dy muaj pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, autoritetet në Belgjikë kanë gjetur vendin ku mendohet se është fshehur i dyshuari kryesor Salah Abdeslam.
 
Prokurorët thanë se kanë gjetur një apartament në Bruksel, në zonën Schaerbeek e sipas tyre janë gjetur gjurmë të eksplozivëve si dhe gjurmë gishtash Salah Abdeslam. Apartamenti ishte marrë me qira me emër të rremë.
 
Policia është ende në kërkim të 26-vjeçarit. Roli i tij i saktë në sulmet e Parisit është ende mister, edhe pse vëllai i tij Brahim hodhi veten në erë.
 
Salah Abdeslam sipas prokurorëve belg ka marrë me qira një makinë Volswagen Polo në Belgjikë, e cila u gjet më vonë në afërsi të sallës së koncerteve Bataclan në Paris, ku 89 persona u vranë. Nga sulme me bomba dhe armë në Paris mbetën të vrarë 130 persona.



g.f/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro