TIRANË, 2 Korrik/ATSH/- Asistenca belge në periudhën pas marrjes së statusit të vendit kandidat, jo vetëm në kuadër të procesit për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe në fushat e ekonomisë, tregtisë, turizmit, energjisë, etj., konsiderohet tejet e rëndësishme nga pala shqiptare.
Kjo u nënvizua gjatë konsultimeve periodike diplomatike mes MPJ-së së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tregtisë së Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sipas njoftimit zyrtar, për palën shqiptare, konsultimet diplomatike u kryesuan nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, ndërsa për palën belge, këto konsultime u kryesuan nga Dirk Achten, President i Komitetit të Drejtorëve të Shërbimit të Jashtëm Publik të Belgjikës.
Konsultimet diplomatike dypalëshe mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme u zhvilluan në një frymë miqësore e bashkëpunimi, që reflekton marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe konfirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Duke falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe posaçërisht për marrjen e statusit të vendit kandidat, Qirko nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në drejtim të dialogut politik, përfshi shkëmbimin e vizitave në nivele të ndryshme sikurse dhe të integrimit në BE.
Delegacioni belg siguroi për mbështetjen në procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE dhe nënvizoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, turizëm, shtetin ligjor, etj. Po ashtu, delegacioni belg vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në rajon.
Konsultimet e radhës, sipas Protokollit të Bashkëpunimit mes Ministrive të Punëve të Jashtme, do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Bruksel./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com