Nën frikën e sulmeve terroriste që kanë goditur së fundmi Europën, autoritetet në Belgjikë kanë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se po përgatisnin atentate në vend.

Bëhet fjalë për dy vëllezër, 33 vjeçarin Nourredine H. e Hamza H. Operacioni u krye në provincën ''Mons'' në lindje të vendit.

“Të dhënat e para tregojnë se ata po planifikonin sulme në disa vende të Belgjikës” thuhet në deklaratën e Prokurorisë e cila sqaron se nuk janë gjetur lidhje me sulmet terroriste të ndodhura në 22 mars në aeroport dhe në metropolin e Brukselit ku humbën jetën 32 persona. 

Belgjika është ende në nivele të larta të alarmit pasi merret parasysh çdo lloj kërcënimi i mundshëm.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com