Belgjikë, gjatë dy viteve të fundit
janë parandaluar 6 sulme terroriste

Belgjikë, gjatë dy viteve të fundit<br />janë parandaluar 6 sulme terroriste
Arrestime të shumta të cilat kanë lidhje me terrorizmin janë bërë në Belgjikë gjatë këtyre dy viteve të fundit dhe policia deklaron se në bazë të këtyre arrestimeve, është bërë i mundur parandalimi i disa sulmeve terroriste, në të cilat mund të kishin humbur jetën shumë njerëz.

 “Të paktën 6-të sulme terroriste janë parandaluar nga ana e policisë gjatë këtyre dy viteve të fundit, duke nisur nga nëntori i viti 2014”, ka deklaruar sot Eric Jacobs, drejtori i policisë gjyqësore të Brukselit, por nuk ka dhënë informacione të tjera lidhur me sulmet e parandaluara.
 
Më 15 janar të vitit 2015, policia belge arriti të shkatërronte celulën terroriste të quajtur Verviers, pjesë e të cilës mendohet të kenë qenë edhe autorët e sulmit terrorist në Paris, më 13 nëntor 2015.
 
Pavarësisht shkatërrimit të kësaj celule terroriste, në kryeqytetin belg, më 22 mars 2016, dy sulme terroriste u realizuan në metronë e qytetit dhe aeroportin e tij, ku humbën jetën 32 persona.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes