Belgjikë, gjykata liron ish- liderin
katalonjas, s’ka ekstradim

Belgjikë, gjykata liron ish- liderin<br />katalonjas, s’ka ekstradim<br>
Ish- lideri katalonjas Carles Puigdemond dhe katër ish- ministra të tij, janë liruar me kusht nga një gjykatës në Belgjik.

Gjykatësi është shprehur se ata nuk mund të largohen nga vendi pa leje dhe duhet të japin detaje për sa i përket akomodimit të tyre.

Puigdemond dhe katër ish- ministrat e qeverisë së tij u vetëdorëzuan në policinë belge pas një urdhër arresti evropian të lëshuar nga gjykata spanjolle.

Puigdemont u u zhvendos në Belgjik pasi Madridi vendosi sundim të drejtpërdrejtë mbi katalunjë pas shpalljes së pavarësisë. Ish- presidenti katalonjas ka deklaruar se nuk do të kthehet në Spanjë deri sa t’i garantohet një gjyq i drejtë.

Të pesë qeveritarët e Katalonjës janë akuzuar për rebelim dhe keqpërdorim fondesh publike.

Zyrtarët e kërkuar nga gjykata spanjolle pritet që të dalin para trupit gjykues në Belgjik brenda 15 ditësh. Nga ana tjetër Belgjika ka kohë 60 ditë për të plotësuar kërkesën e Spanjës për ekstradimin e Puigdemont dhe katër ish- ministrave, po nëse ish- ministrat nuk ngrinë pretendime ligjore, kjo gjë mund të ndodhë shumë më shpejt.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online