Belgjikë, Rama: Radikalët islamik 
përdorin "lodhjen nga zgjerimi" të BE

Belgjikë, Rama: Radikalët islamik <br />përdorin 
Kryeministri Edi Rama ka folur përpara studentëve në Kolegjin e Europës në Belgjikë, nga ku ka theksuar se fenomeni i “lodhjes nga zgjerimi” të Bashkimit Europian po përdoret nga radikalistët islamik për axhendën e tyre, çka përbën edhe një rrezik.

“Kjo "lodhje nga zgjerimi" vë në rrezik fuqinë transformuese të BE-së mbi "europianizimin" e vendeve të rajonit. "Lodhja nga zgjerimit", gjithashtu, i jep hapësirë politikanëve nacionalistë dhe islamizmit radikal në Ballkanin Perëndimor, që përdor neglizhencën e BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor për axhendën e tyre.”

Sipas Ramës edhe pse Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian, BE është një fuqi e madhe transformuese dhe katalizatori kryesor i reformave në vend.
 
“BE është fuqia transformuese e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore në vendet e rajonit tonë, edhe pse ne nuk jemi ende pjesë e Bashkimit. Standardet e kriteret e BE-së janë katalizatori kryesor i reformave, të cilat udhëhiqen natyrisht, edhe nga vendosmëria jonë për t'iu bashkuar familjes europiane. Pa mekanizmit të integrimit në BE do të ishte absolutisht e pamundur të mbaheshin të gjitha këto vende në rrugën ku ata janë duke u mbajtur dhe për të nxitur reformat për modernizimin” ka thënë Rama. 

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Rama ka thënë se Shqipëria do ti kalojë të gjitha pengesat, në mënyrë që vendi ynë të vijojë ëndërrën e anëtarësimit në BE.
 
“Tani jemi në fazën e parë të finalizimit të reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias është i pranuar nga të gjithë si një këshilltar mbi palët, ndaj jam besimplotë që do të kalojmë pengesat.”

I pyetur sa ndikon atmosfera rreth myslimanëve sot në Europë në procesin e integrimit, Kryeministri theksoi se të tilla qëndrime lidhen më shumë me mosdijen dhe mungesën e njohurive mbi besimin fetar.

“Ne përballemi me një problem të madh, që lidhet me injorancën e brezit të ri apo të gjithëve ne bashkë, në lidhje me besimin fetar. Duhet të kuptojmë se rritja e partive anti-europiane bazohet shumë në këtë luftë dhe në injorancën e njerëzve që nuk dinë asgjë rreth islamit, kulturës, historisë së këtij besimi, ashtu si besimeve të tjera. Në Shqipëri, ne punojmë së bashku me disa partnerë dhe miq, për të ndërtuar një paketë të laicitetit dhe kulturës së besimeve dhe ta fusim këtë në shkollë, për t’i dhënë fëmijëve dhe të rinjve, mjetet për të kuptuar dhe për të pasur opinionin e tyre”. 

Kryeministri u ndal edhe në atë që e quan paradoks, mosdhënien ende të së drejtës për lëvizjen e lirë të qytetarëve në Kosovë.

“Qytetarët në Kosovë, sot nuk mund të lëvizin të lirë, ndërsa ironikisht, në kohën kur ishin një komunitet i margjinalizuar në Jugosllavi, mund të lëviznin pa probleme. Ata janë shteti i vetëm në Europë që kanë ende nevojë për viza. Ky është një paradoks i tmerrshëm për ta. Kjo i bën të ndihen në kurth në shtetin e tyre të pavarur dhe kjo ngjan si një tradhti nga ana e Europës, në këndvështrimin e njerëzve të thjeshtë.”

Këto deklarata Kryeministri rama i bëri teksa ishte i ftuar t’i drejtohej auditorit me temë "Të mbajmë gjallë Ëndrrën e Europës së Hapur”.

Fjala e Ramës erdhi pas Kryeministrit të Spanjës Marioano Rajoy, Presidentit të Italisë Sergio Mattarela dhe Presidentit të Kinës Xi Jinping.
 
 
 


rama

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital