BRUKSEL - Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm me armë në Muzeun hebre në Bruskel të Belgjikës. Një person tjetër ka marrë plagë serioze sipas punjonjësve të emergjencës.
Sipas mediave belge sulmi me armë kishte ndodhur brenda dhe jashtë muzeumit.
Zëvendëskryeministri Didier Reynders, i cili qe nga të parët që arriti në vendngjarje, tha se ishte i shokuar nga sulmi.

Atentatori kishte mbërritur në muze rreth ores 15:30 duke mbajtur një çantë shpine, më pas kishte hapur zjarr dhe ishte larguar me një makinë raportojnë mediat belge. Një numër personash u trajtuan nga shoku pas të shtënave në qendrën Sablon të qytetit.
Kryeministri belg Elio Di Rupo shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij për familjet e viktimave.

Redaksia ONline
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com