Vetëm një ditë pas sulmit të Londrës, një efekt domino shfaqet tashmë në Belgjikë.

Një shtetas nga Tunizia u përpoq të drejtonte automjetin drejt një turme njerëzish në një zonë komerciale.

Fatmirësisht nuk ka të plagosur. Ndërsa në bordin e automjetit u gjetën edhe armë.

Ngjarja u shënua në një qendër tregtare në Anversa.

Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një makinë Citroen e  kuqe e rregjistruar në Francë ku u gjetën jo vetëm armë por edhe një uniforme polici. Ndërsa për të arrestuarin bëhet fjalë për një 40 vjecar Mohamed R me origjinë nga Tunizia.

Në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikëset.

Fatmirësisht ai nuk arriti të përshkonte turmën duke u shmangur në këtë mënyrë një tjetër tragjedi.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com