Belgjikë, zbulohet platacion droge
arrestohen dy shqiptarë

Belgjikë, zbulohet platacion droge<br />arrestohen dy shqiptarë<br>
Grupet kriminale dhe kultivuesit e kanabisit  shqiparë duket se nuk kanë fund në Britaninë e Madhe.

Kultivuesit shqiptarë të kanabisit duket se po e zgjerojnë hartën e tyre të aktivitetit.

Këtë herë, policia belge ka zbuluar një platacion droge pas një kontrolli në një banesë në qytezën e Sint-Truiden-Gingelom-it.

Në banesën e spikatur nga policia u gjetën 1500 bimë kanabisi në madhësi të ndryshme.

Shtëpia e mbjellë me kanabis ishte e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për kultivimin e kanabisit, në banesë ishin instaluar pajisje ndriçimi artificial dhe me system modern ujitje.

Gjatë kontrollit në banesë u arrestuan dy shqiptarë pa leje qendrimi në Belgjikë, të cilët dyshohet se merreshin me kultivimin e bimëve narkotike

Redaksia Online
a.dr.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta