Belind Këlliçi kreu i ri i FRPD-së:
'Jo garë, por leksion demokracie'

Belind Këlliçi kreu i ri i FRPD-së:<br />'Jo garë, por leksion demokracie'
TIRANE - Belind Këllici do të jetë kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili gjatë 6 viteve të fundit është drejtuar nga Gerti Bogdani. 10 mijë anëtarë të FRPD-së zgjodhën drejtuesin e ri, pas 20 debateve kombëtare. Në fund, Këlliçi arriti të marrë më shumë vota se dy kandidatët e tjerë Ervin Salianjit dhe Oriela Nebiaj.

Pas numërimit dhe të votave në Konventën e Tiranës, Këlliçi mori 4 706 vota, Salianji 4 132 dhe Nebiaj me 1 105 vota.

Këllici: Nuk ishte garë por leksion demokracie
Pas shpalljes së rezultatit, kandidati fitues Belind Këlliçi u shpreh se pas garës nis puna dhe puna e parë nis më 8 dhjetor. Në statusin e tij pas zgjedhjeve, Këlliçi nuk harron të "thurë lavde" dhe për kreun e partisë, duke thënë se Basha futi në PD modelin amerikan në garën e FRPD-së.
 
Ja çfarë shkruan Këlliçi:  
Te rinjte e PD me ngarkuan sot me nje pergjegjesi te madhe duke me besuar drejtimin e FRPD. I jam thellesisht mirnjohes per besimin e treguar, cdo te riu demokrat qe votoi per mua, por edhe atyre qindra te tjereve, antare te rinj te FRPD qe nuk votuan per mua, por qe jane pjese e forumit, pjese e Partise Demokratike dhe natyrisht bashkepuntore te mi sot dhe neser.
Kjo nuk ishte vetem nje gare, por ishte nje leksion demokracie per te gjitha partite politike dhe forumet rinore ne Shqiperi dhe per kete merita e mirenjohja i shkon Kryetarit te PD, z. Lulzim Basha, i cili futi modelin Amerikan te zgjedhjeve ne FRPD. Dua te falenderoj dhe te pese kandidatet e tjere ne kete gare, Orielen, Ervinin, Greten, Lisandrin dhe Enrin. Ne se bashku e nisem kete gare dhe se bashku do ta vazhdojme punen per ta bere Forumin Rinor model te organizimit dhe funksionimit. Gara mbaroi por puna vazhdon. Te gjithe se bashku sic ishim ne cdo qytet te Shqiperise, do te jemi dhe me 8 Dhjetor, ne Sheshin Skenderbej per perballjen tone te madhe me tiranin e krimit, korrupsionit dhe varferise. Nisemi per te mos u ndalur deri ne fitoren tone, fitore si ajo e 25 viteve me pare k
ur rrezuam regjimin komunist.
U jam perulesisht mirnjohes te gjitheve. Ja dolem bashke dhe do vazhdojme bashke. FALEMINDERIT


Tirana vendosi fituesin

Tre kandidiatët në garë Belind Këllici, Ervin Salianji dhe Oriela Nebiaj shpalosën kete te diele platformën e tyre para mijëra të rinjëve demokratë ne Pallatin e Kongreseve. Belind Këlliçi tha se do të jenë të rinjtë ata që do të kthejnë Partinë Demokratike në pushtet.Ervin Salianji, duke iu referuar akuzave për votat e të rinjve socialist në forumin e PD tha se nuk ka përfaqësues të FRESH apo LRI që janë përfshirë në një proces që i përket PD. Ndërkaq Oriela Nebiaj tha platforma e saj përkon në themel, me atë të Partisë Demokratike.

Gara për kreun e FRPD kishte nisi prej tre javësh. Sipas formatit amerikan kandidatët shpalosen platformat e tyre në një përballje të përbashkët në 19 takime të tjera, pervec ketij te Tiranes qe permbylli garen. Tre kandidatë Enri Çeno, Greta Koçi dhe Lisandër Hoxha dhanë dorëheqjen nga gara pak kohe pasi kishin shpallur kandidaturen.  

Kush eshte Belind Kellici
Kreu i ri i FRPD-së është 28 vjeç, ka mbaruar studimet për shkenca menaxhimi dhe ekonomi në Universitetin e Maryland, SHBA dhe ka spikatur prej vitesh me aktivizimin e tij në politikë, në PD.

Belindi e ka nisur aktivizimin e tij politik në degën 10 në Tiranë. U zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, nga Kuvendi Kombëtar në vitin 2014. U votua nga Këshilli Kombëtar si anëtar kryesie i Partisë Demokratike në rolin e drejtuesit të Departamentit të të Përndjekurve dhe Pronarëve, post nga i cili u dorëhoq pasi shpalli kandidaturën për drejtues i Forumit.

kellici
kellici

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë