Sipas dosjes së SPAK, bisedat e zv/kryeministra Belinda Balluku me ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ebis Berberi, janë zbuluar përmes një telefoni “Blackberry” të ish-drejtorit të rrugëve, i cili është sekuestruar dhe konsiderohej ndër markat më të sigurta për tu përgjuar.
Ky detaj është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili në fakt ka arritur të sigurojë dosjen e SPAK ndaj numrit 2 të qeverisë, pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, pasi ka publikuar disa fragmente nga ky dokument.
Sipas kësaj dosje të publikuar nga Bardhi, më datën 26 janar 2021, Belinda Balluku i dërgon mesazh Evis Berberit, sot të burgosur për abuzime në tenderë: “Një pyetje, kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 në 3 vite?”
Berberi përgjigjet: “Kërkoi Pëllumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Te takimi që patëm më datë 31 dhjetor me Artën dhe Pëllumbin ai kërkoi që të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta më tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pëllumbin këtë gjë me ty”.
Koha kur zhvillohet kjo bisedë me mesazhe në telefon për procedurat e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, korrespondon me periudhën kur tenderi i parë, ishte ende i hapur dhe kompania “Gjoka” e biznesmenit Pëllumb dha ofertën më të ulët prej 140 milionë eurosh. Kjo garë u anulua pak muaj më vonë, dhe ministria e rihapi atë. Në tenderin e dytë fitues i shpall një bashkim operatorësh turq, për 170 mln euro (pa tvsh). Sipas denoncimit të Bardhit në SPAK, ekzistojnë lidhjet mes turqve dhe kompanisë Gjoka, e cila sipas tij, ka realizuar në të vërtetë punimet për ndërtimin e tunelit.
Teksa publikon këto pjesë nga dosja, Bardhi, i cili në vitin 2024 dorëzoi në emër të grupit të PD-së kallëzim nw SPAK, thotë se është i tronditur se si një Zëvendëskryeministre e trajton shtetin si oborrin e shtëpisë.
“I tronditur nga dosja penale e një Zëvendëskryeministri që e trajton shtetin si oborrin e shtëpisë. Opozita do të bëjë transparencë të plotë të aferës korruptive të Belinda Ballukut që tregon sesi funksionon shteti nën drejtimin e Edi Ramës.
Ndjehem krenar që aferat e kësaj Qeverie, grupi ynë parlamentar jo vetëm i denoncon publikisht, por edhe institucionalisht në SPAK. Procedimi penal nr. 181, viti 2024, që ka nisur mbi bazën e kallëzimit tonë, nuk do të jetë kurrë i plotë nëse paratë e korrupsionit nuk kthehen në Buxhetin e Shtetit”, shkruan Gazment Bardhi.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe 5 vartësit e saj, janë marrë të pandehur për veprën penale ‘Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Pjesë nga dosja hetimore e publikuar nga Gazment Bardhi:
Në lidhje me këtë veprim të njësisë së prokurimit, nga akti i ekspertimit nr.195, datë 26.09.2024, të aparatit celular "Blackberry", model "BBF100-6", të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasit Evis Berberi dhe Belinda Balluku, si më poshtë:
Në datën 26.01.2021, në orën 12:25, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shetasit Evis Berberi mesazhin: "Nje pyetje". Në orën 12:25, Evis Berberi: "Po". Në orën 12:26, Belinda Balluku: "Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperienecen e objekteve te ngjashme Nga 5 vite ne 3???". Në orën 12:26, Evis Berberi: "Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit". Në orën 12:27, Belinda Balluku: "Po cne? Kush e beri kerkesen e KPP?". Në orën 12:27-12:31, Evis Berberi: "Ne kpp cfare kerkese eshte bere patem ne dt 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit Te takimi ge Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty".


Pjesë nga dosja hetimore e publikuar nga Bardhi
-
komunikim normal
Përgjigju -
Po ato bisedat; kape njecik ate pronen e "filanit" se e dua per burrin e motrës dhe ate tjetren per çunin e tezes I ka kapur prokurori te blackberry? Po urdhrat drejtorve qe ti suleshin njerezve kane dale gje? Apo ato do i mbani per vete se ne fund te fundit, keta nuk kane vrar njeri, keta maksimumi muhabet tenderash kane bere, se lepri fshihet kollaj.
Përgjigju -
Në kaq komunikim nuk shoh asgjë kompromentuese.
Përgjigju-
Futi nje sufllaqe mbase shef me mire
-
o gomar, kanë ndryshuar kriterin që ta fitojë tenderin shoku
-
Hahahahahahahahaahaj, me lot mw lot. Si mer u ndaka puna shtetit si tortë w ti nuk sheh asgjë. Mos me thuaj qe voton te lutem.
-








Komente
Komento