TIRANE - Dje në të gjithë botën festuar Dita Ndërkomtare e Fëmijëve. Ndërsa në vendin tonë festime kanë qenë të vakta krahësur më vitet e tjera. Organizatat për mbrojten e fëmijëve që janë në vendin tonë ngrejnë shqetësimin se në Shqipëri ka shumë për të thënë dhe për të bërë në lidheje me respektimin e të drejtave të tyre. Belioza Çoku përfaqësuese e CRCA-së në Shqipëri shprehet se “Shqipëria ka shumë për të thënë dhe për të bërë në lidhje me respektimin e të drejtave të fëmijëve.
Fëmijët akoma trajtohen jo me të drejta të barabarta, nuk konsiderohet zëri i tyre, akoma është mentaliteti “kush të rreh, të do” dhe që në pjesën më të madhe të rasteve sidomos në proçesin arsimor ku fëmijëve duhet ti dëgjohet zëri, duhet ti meret mendimi para se të eksperimentohen kulikula” shprehet Çoku për “Shqiptarja.com”.
Ajo më tej thotë së “Zëri i fëmijëve nuk është dëgjuar. Ka fëmijë që vazhdojnë të punojnë dhe numri i tyre fatkeqësisht është shtuar. Ka fëmijë që vazhdojnë të lypin dhe numri i tyre është i paidentifikuar plotësisht. Ka fëmijë që akoma varen totalisht nga zëri i prindërve, keqtrajtimi i tyre dhe nuk dinë ku të denoncojnë, nuk dinë ku të drejtohen, nuk dinë si të mbrohen dhe akoma nuk kemi struktura të mjaftueshme që i ofrojnë dhe i garantojnë mbrojtje të posaçme fëmijëve” thotë Belioza Çoku.
Përfaqsuese e CRCA-së shprehet se premtimet për fëmijet janë të shumta, asnjë prej tyre nuk realizohet “Është bërë traditë në shoqërinë shqiptare që marrin përsipër të ofrojnë premtime të parealizueshme shpesh, vetëm në ditët e festave apo në ditë ndërkombëtare përkujtimore siç mund të jetë dita e të drejtave të fëmijëve 20 Nëntor, 1 Qershori për festën e fëmijëve.
Por, që në realitet është përqëndruar gjithçka në premtime, të cilat nuk janë të vërteta dhe nuk garantohen me mekanizma të posaçëm” thotë Çoku. Ajo më tëj shprehet se nuk ka buxhete të posaçme që të realizojnë premtimet e bëra “Nuk ka buxhete të posaçme që i garantojnë këto premtime, nuk ka mekanizma të posaçëm që ofrojnë trajtimin e duhur që këto situata të mos përsëriten, këto shkelje të drejtash, apo kjo dhunim i të drejtave të njeriut të mos përsëriten.
Nuk ka edhe në institucione të posaçme, të cilat janë aty për çdo rast të shkeljes të drejtave të njeriut sidomos të fëmijëve. Kështu që mesa duket pompohet shumë një ditë për të mos realizuar në 364 ditët e tjera” përfondon Çoku.
Ndërsa Vjollca Meçaj, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit shprehet se “Ka zhvillime pozitive në kuadër të sanksionimit dhe të respektimit të drejtave të fëmijëve sepse Shqipëria jo vetëm ka nxjerrë një kuadër legjislativ të avancuar në këtë drejtim, ka ratifikuar dhe shumë konventa ndërkombëtare dhe nga kjo pikëpamje kjo situatë vlen për tu lavdëruar pra kemi një paketë ligjore shumë të pasur në këtë drejtim, por në jetën e përditshme ka cënime të vazhdueshme të drejtave të fëmijëve” shprehet Meçaj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com