VIDEO/ Lëvizja e tregut aktual, tregtarët e Belshit në protestë, hyjnë me forcë brenda bashkisë

Prej disa ditësh tregtarët në qytetin e Belshit protestojnë për zhvendosjen e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Sipas tyre spostimi drejt tregut është i pa drejtë pasi ndodhet larg zonës së banuar ndaj askush nuk shkon për të blerë në Marinëz. 

Të revoltuar ata hynë sot paradite me forcë në ambientet e bashkisë për të komunikuar me kryetarin e bashkisë Arif Tafani.Në pamjet e siguruara nga Report Tv duken tregtarët teksa konfliktohen me policinë bashkiake dhe futen brenda godinës së bashkisë.

Tregtarët nuk arritën të takojnë kryebashkiakun dhe u larguan, duke lajmëruar protestën e radhës ditën e shtunë.

Janë rreth 300 tregtarë në Belsh që deri më tani produktet ushqimore dhe industriale I kanë tregtuar në rrugë, në kushte të papërshtatshme. Për këtë arsye, thotë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë, u ndërtua tregu i ri që plotëson kushtet higjieno-sanitare.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Belshit, Mustafa Çarçiu u shpreh se tregu i ri zhvendoset nga qyteti i Belshi, rreth 3 kilometra më tutje, ku do të jenë të gjitha kushtet e duhura. 

'Bashkia e Belshit ka marrë masa për largimin e tregut nga qyteti i Belshit. Kjo për shkak se siç e dini të gjithë, Belshi është një qytet turistik dhe vendi ku zhvillohej tregu është pengesë për zhvillimin e rrugëve dhe për turistët. Arsyeja tjetër ishte ndotja që krijohej në rrugë dhe në liqen. Aq më keq që qyteti i Belshit, të shtunën dhe të dielën vizitohet nga mbi 2000 turistë dhe bashkia Belsh e pa të arsyeshme me vendim këshilli lëvizjen e tregut nga qyteti i Belshit në tregun e ri që është bërë investim i posaçëm i qeverisë dhe është me kushte dhe standarte të mira.

Në dijeninë time, tregu është i mirë i rrethuar me kishte standarte, pretendimet e tregtarëve i kemi dëgjuar. Por këtu tregtarët janë mësuar të hapin hapësirat sa çi duan. Atje ka një normë që komisioni i ka vendosur. Diskutohet puna e distancës, nuk është shumë larg, 2 deri në 3 kilometra. Normale që kush do të shkojë në pazar do të iki në pazar, njëri do iki në këmbë, tjetri me makinë. Tani është bërë fakt, pazari ka lëvizur. Tregtarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë', tha Çarçiu.

Nga ana tjetër ai hodhi poshtë pretendimet e tregtarëve se nuk ishin njoftuar për këtë zhvendosje. 

'Vendimi i këshillit është marrë që në shtatorin e 2023 dhe lëvizja e pazarit 3-4 të shtuna më përpara, pavarësisht se gjysma venë atje dhe gjysme vijnë këtu. Janë në dijeni, janë njoftuar', shton sekretari.

Së fundmi ai bën me dije se në planet e bashkisë së Belshit është edhe ndërtimi i një markate ushqimore me standarte në qytet. 

Në vendimin e bashkisë së Belshit të datës 29 shtator të vitit 2023, të siguruar prej Report Tv, parashikohet zhvendosja e tregut të gjësë së gjallë dhe fruta-perimeve në Gradishtë. Për këtë vendim është cakuar zbatimi nga Drejtoria Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit. Vendimi është miratuar nga kyetari i këshillit Kujtim Dervishi.  

Tregtarët thonë se Bashkia e Belshit nuk është konsultuar me ta kur e ka marrë vendimin, ndaj kanë vendosur të ndjekin rrugën e protestës, duke refuzuar të punojnë në ambientet tregut të ri.

 

 

Vendimi I bashkisë së Belshit
 

 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit

Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit