Belsh/ Pezullohet inspektori dhe agjenti i krimeve, akuzohen se morën rryshfet për të lejuar ndërtimin pa leje

Belsh/ Pezullohet inspektori dhe agjenti i krimeve, akuzohen se morën rryshfet për të lejuar ndërtimin pa leje

Foto ilustruese

BELSH- Dy policë në Stacionin e Policisë Belsh u pezulluan nga puna pasi akuzohen për marrje rryshfeti për të lejuar një ndërtim pa leje.

Bëhet fjalë për një ndërtim pa leje në fshatin Seferan të Belshit.

Vendim i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u mësua në orët e vona të mbrëmjes së 19 tetorit 2023 “pasi Ylli Gjoshi retendon se punonjësit e Policisë kanë marrë ryshfet, për të lejuar një ndërtim pa leje"   thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Në zbatim të nenit 222 të rregullores së Policisë së Shtetit u pezullua menjëherë nga detyra, deri në sqarimin e plotë të këtij rasti, 2 punonjësit e Policisë: Inspektor Skënder Nipolli, me detyrë ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Belsh dhe inspektor Genc Çalja, aktualisht me detyrë ndihmësspecialist (agjent krimesh) në Komisariatin e Policisë Cërrik

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim disiplinor, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe të pretendimit të banorit Ylli Gjoshi, i cili për këtë ndërtim është proceduar penalisht nga ana e Policisë më datë 04 qershor 2021.

Rasti u trajtua në një emision investigativ ku Gjoshi pretendon se i ka dhënë dy policëve të stacionit policor të Belshit dhe Agron Hysës policit bashkiak të Belshit një shumë prej 500 eurosh që ta lejonin të vijonte ndërtimin pa leje që kishte nisur.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë