BELSH- Policia e Elbasanit ka parandaluar një konflikt me armë mes të rinjsh që mund të përfundonte me viktima, në Belsh. 

Tre shokë mbremjen e djeshme pasi kishin konsmuar pije alkoolike janë konfliktuar me njëri tjetrin. Fillimisht debati jane perfshire kushurinjte Ferdinand dhe Ervis Hysa te cilet kane debatuar me shtetasin Benar Hidri.

Ne sherr e siper Ervis Hysa ka nxjerre pistoleten duke qelluar ne ajer, duke shkaktuar panikne zonen perreth. Ardhja e menjehershme e policisie ka bere qe kjo ngjarje te perfundoje pa viktima. Policia shoqëroi personat e përfshirë në konflikt dhe sekuestroi armën, pistoletë.

Në vendngjarje   në   cilësinë   e  provës  materiale  u  sekuestrua:
Një  armë  zjarri   pistoletë  e  tipit  TT,  e  kalibrit  7.62mm,  
Një  krëhër  me  7   fishekë,  model  54 
Një  gëzhojë  e  kalibrit  7.62mm,   

belsh

Belsh

belsh

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)