Vapa përvëluese e ditëve të para të gushtit ka sjellë sot një pamje ndryshe në Belsh. Forcat zjarrfikëse zbritën në qendër të qytetit dhe, me zorrët e ujit në duar, ujitën rrugët e sheshet për të ulur temperaturat dhe për t'i dhënë freski qytetit.
Pamja u prit me interes nga banorët dhe vizitorët, në një kohë kur temperaturat e larta kanë arritur kulmin.
Belshi është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të këndshme të Shqipërisë së Mesme. I njohur për peizazhin karakteristik dhe 84 liqenet e Pllajës së Dumresë, qyteti tërheq çdo ditë vizitorë që zgjedhin të kalojnë orë pranë natyrës, edhe në ditët më të nxehta të verës.











Komente
Komento