Aktori i njohur hollivudian Ben Affleck është dënuar të mos luajë më blackjack në kazinonë Hard Rock Vegas, pasi mësohet të ketë bërë hile.

Ai ishte duke luajtur blackjack në një nga tavolinat e kazinosë më herët gjatë javës, kur grupi i sigurisë e kapi aktorin duke numëruar letrat.

ben affleck

Ndërkohë mediat e huaja thonë se pasi është pikasur pronarët e kazinosë janë treguar mjaft të kuptueshëm e të sjellshëm me Affleck duke i ftuar sërish në kazino, me kushtin që të luajnë lojra të tjera e jo më blackjack.

Por aktori Ben Affleck nuk është prononcuar në lidhje me këtë ngjarje.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)