Ben Affleck dhe Justin Timberlake do të luajnë bashkë në një film. Bëhet fjalë për filmin, 'Runner, Runner' regjinë e të cilit do ta bëjë Brad Furman. Regjisori ka thënë se në të do të luajnë Ben Affleck e Justin Timberlake, ndërsa filmi bën fjalë për lojërat e fatit në ueb-faqe, me fokus në poker, por edhe me mundësinë e vënies së basteve në kuajt (nëse gjykojmë sipas titullit).
Skenarin e kanë shkruar Brian Koppelman dhe David Levien, të cilët qëndrojnë prapa skenarit për trilerin e pokerit “Rounders”, të xhiruar në vitin 1998.Affleck dhe Timberlake momentalisht janë të stërngarkuar me punë dhe kështu që ende nuk dihet se kur do të fillojë xhirimi i “Runner, Runner”.

Su/ Shqiptarja.com