Ben Blushi- Donald Lu-së: Një
listë e zezë dhe për politikanët

Ben Blushi- Donald Lu-së: Një<br />listë e zezë dhe për politikanët
Deputeti nismëtar i Listës së Barabartë Ben Blushi në një deklaratë për mediat ka kërkuar nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë të hartojnë një listë të zeze dhe për politikanët shqiptar që nuk duhet të lejohen të hyjnë në Amerike.

Blushi shtoi se politika në Shqipëri është më e korruptuar se sistemi gjyqësor.
 
Në Parlamentin e Shqipërisë ka me dhjetëra deputetë e ministra që janë përgjegjës për korrupsionin. Pyetja është a do t’u hiqen vizat atyre? A do të ketë një listë të zezë për politikanët, për ata që ndajnë çdo ditë paratë e krimit, të korrupsionit.
Siç e pranoi edhe një ministër pak ditë më parë, paratë ndahen në qeveri, thërrimet ndahen ne gjykata. Dikush po kërkon të krijojë mjegull për të na bllokuar shikimin.Ambasada ka reaguar për këtë situatë, dhe u janë bllokuar vizat disa prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia nuk është një mall politik. Drejtësia nuk duhet të ketë lidhje me zgjedhjet”
, tha Blushi
 
Sipas tij teksa SHBA po përpiqet që të cojë përpara Reformën në Drejtësi, klasa politike shqiptare po përpiqet me çdo kusht të ta bllokojë atë.
 
“Situata në Shqipëri është shumë e pastabilizuar. Reforma në Drejtësi duket sikur po bllokohet sërish. Ne e kishim thënë se ata që kanë bërë ligjin, do bëjnë gjithçka për të kapur ata që ligji i emëron. Kjo praktikë e cënon frymën e reformës në drejtësi. Shqiptarët sot për fat të mirë kanë një perceptim të drejtë për atë që po ndodh, e dinë që klasa e tyre politike po bën gjithçka për ta bllokuar reformën, ndërsa SHBA po bën shumë më shumë për ta zhbllokuar dhe për të ecur përpara" deklaroi Blushi.
 
Këto deklarata kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi i bëri gjatë një komunikimi me median, teksa prezanton procesin zgjedhor brenda partisë së tij ku pritet të zgjidhet kryetari dhe "bërthama" e partisë së tij .

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra