Ben Blushi prezanton në Berat
lëvizjen “Shqipëria mbi Partinë"

Ben Blushi prezanton në Berat<br />lëvizjen “Shqipëria mbi Partinë
BERAT-Kur s'ka kaluar ende një muaj nga Asambleja e Partisë Socialiste, ku pati deklaruar se nëse do t'i duhej të zgjidhte mes partisë dhe Shqipërisë, ai zgjidhte Shqipërinë tashmë deputeti socialist Ben Blushi, ka vënë në praktikë bindjen e tij.

Kështu Blushi ka prezantuar këtë të shtunë në qytetin e Beratit nismën e tij të re “Shqipëria mbi Partinë”. Në takimin me socialistët e Beratit, ishin të pranishëm edhe deputetja Mimoza Hafizi, Marko Bello dhe socialistë të tjerë.

Ben Blushi

Në fjalën e tij, Blushi ka deklaruar para beratasve se do të vijojë të provojë atë që iu mohua me votë, duke iu referuar këtu kandidimit të tij për kreun e PS duke shtuar se votat në Shqipëri vidhen.

“Sot na mbledh në Berat dëshpërimi nga 25 vite pluralizëm. Jemi në Berat se sot ka më shumë korrupsion dhe papunësi. Shqipëria është sot një nga vendet më të korruptuara. PS erdhi në pushtet me premtimet për më shumë punë. 100 mijë shqiptarë kanë ikur jashtë. Jemi anëtarë të Partisë Socialiste, të një partie që nuk bën zgjedhje,të një partie që në 25-vjet ka grabitur votat e vetë socialistëve. Nuk respektohen zgjedhjet votat, vidhen, mohohen zgjedhjet në mënyrë kolektive. Ne do vijomë në të gjithë Shqipërinë do provohet ajo që na u mohua me votë," tha Blushi.

Ndërsa deputetja Hafizi tha se PS, nuk respektoi statutin, dhe votat votat e referendumit për rikonfimimin e mandatiti të rkeut të PS-së Edi Rama u vodhën.

Ben Blushi

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!