ATSH - Ai është pa dyshim një ndër emrat më të përfolur, më të kërkuar dhe më të pëlqyer në tregun tonë muzikor, gjithashtu edhe në të gjitha ambjentet ku luhet Muzikë Live.
Vedat Ademi, këngëtari shqiptar i lindur më 22 gusht të vitit 1982 në Mitrovicë, bashkëshorti i Dorelës dhe babi i Jonartit, vazhdon të mbetet dhe të kryesojë "TOP Listën" e më të pëlqyerve nga mbarë audienca, në veçanti ajo femërore, dhe për ta konfirmuar këtë fakt, ai ju ka dhuruar fansave dhe gjithë të dashuruarve në këtë 14 shkurt, një këngë të re të titulluar "Bën ftohtë".
Vedati në një nga klubet e kryeqytetit duke performuar
Nga të gjithë këngëtarët e muzikës së lehtë, vetëm Vedati në këtë 14 shkurt 2015, në këtë Shën Valentin ka menduar dhe ka publikuar një material enkas për festën e të dashuruarve.
"Bën ftohtë", single-n më të fundit Vedati ai e ka postuar fillimisht vetëm në kanalin e tij zyrtar në youtube vetëm disa orë më parë, dhe gjatë kësaj kohë video ka arritur në 28.932 mijë klikime, gjithashtu është shpërndarë në çdo rrjet social nga fansat.
Love balada më e re e Vedatit është një muzikë dhe teksti e krijuar nga kompozitori i njohur Vullnet Ibrahimi, dhe është produksioni i radhës që Vedati e ka xhiruar në Amerikë në bashkëpunim me shtëpinë "Pro Video".
Vedati me të birin Jonartin
I kontaktuar nga ATSH, dhe i pyetur lidhur me materialin e tij më të fundit muzikor, Vedati u shpreh se ka marrë mjaft komplimenta dhe urime nga fansat në telefon dhe në adresat e tij zyrtare në rrjetet sociale.
Ndërkohë që mbrëmja e sotme do ta gjej Vedatin bashkë me grupin muzikor (bandën) në qytetin e Korçës, ku ai do të performojë rreth ores 22:30 në një nga clubet e qytetit muzikën e tij, dhe dhuratën e 14 shkurtit të titulluar "Bën Ftohtë".
"Kliko këtu për të pare videon"
Vedati në një nga clubet e kryeqytetit duke performuar me grupin
Teksti i këngës:
Të dua, shko dhe pse për sa kohë kjo vlen
Pasion i hidhur vjen dhe ta rrëmben.
Kur jeta të zhgënjen,
papritur merr tjetër kthesë
m'inkujaro, vetes jepi shpresë.
Kur bën ftohtë ajo
vjen e qetë dhe pasuri
Flokë dëbore ra,
preku lehtë në gjoksin tim
Ndjej çdo gjest të saj
kur vështron në sytë e mi
Më shkruaj emrin tënd aty
Vedati në një nga clubet e kryeqytetit duke performuar
E kam me shumë deshirë
që ta njoh më mirë
Kur ta takoj çfarë ti them asaj
Kur jeta të zhgënjen
prapritur merr tjetër kthesë
m'inkujaro, vetes jepi shpresë.
Dëgjo hapat para meje e vetme kalon
Dimri më duket si verë
nga ngrohtësia që më dhuron
Kur bën ftohtë ajo (vjen e qetë dhe pasuri)
Flokë dobore ra (preku lehtë në gjoksin tim)









