Babë dhe bir janë arrestuar nga policia e Hasit, pasi kanë plagosur rëndë me mjete të forta fqinjin e tyre.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë të shtetasit M. B. dhe A. B. (babë e bir), banues në fshatin Gjinaj.
'Në fshatin Gjinaj, shtetasit M. B. dhe A. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me mjet të fortë, duke e plagosur rëndë shtetasin H. D., banues në fshatin Gjinaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.'- njofton policia.
Po ashtu u procedua shtetasi me iniciale H.D, pasi ka goditur bashkëshorten e shtetasit F.B me mjet të fortë, duke e bërë për spital.
'Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Dëmtime të tjera me dashje".'- njofton policia.