Bënë për spital lojtarin e tyre, arrestohen dy trajnerët e Butrintit! Në pranga edhe Neritan Novi

Bënë për spital lojtarin e tyre, arrestohen dy trajnerët e Butrintit! Në pranga edhe Neritan Novi

Neritan Novi dhe Albi Selimaj (në rreth)

SARANDË - Policia e Sarandës bën me dije se dy trajnerët e ekipit të futbollit Butrinti janë vënë në pranga pas dhunës ndaj lojtarit që drejtojnë, Albi Selimaj. Sulmuesi 22-vjeçar u dërgua në spital dje, ku ende është nën kujdesin e mjekëve. Policia njofton se veç trajnerit të parë Neritan Novi, edhe përgatitësi atletik Dhiogjen Muço janë në pranga për veprën penale "Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja/ Butrinti dhe Memaliaj do duhet të luanin dje (e enjte) një duel miqësor në stadiumin "Andon Lapa" në Sarandë. Në pushimin e ndeshjes trajneri i Butrintit, Neritan Novi është përleshur me futbollistin e tij Albi Selimaj, teksa më pas sherri ka degraduar dhe janë përfshirë edhe persona të tjerë. Shkak mendohet se është bërë minutazhi i lojës nga sulmuesi. Pas kësaj përleshje, futbollisti u dërgua në urgjencën e Sarandës për kujdes mjekësor.

"Goditën me grushte futbollistin e ekipit gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë. Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Dhiogjen Muço

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?