Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, kanë nënshkruar marrëveshjen për implementimin e Kartës së Studentit, një nismë që prek dhe lehtëson jetën akademike dhe sociale të studentëve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, vlerësoi këtë iniciativë të parë për të rinjtë në Shkodër ndërkohë që dha edhe lajmin për lançimin e startupeve për të rinjtë me një fond prej 4 milion lekësh të reja.

 “Nënshkrimi i marrëveshjes për kartën e studentit ka pas një infrastrukturë të tërë, një koncept të tërë, ka pas një punë të madhe. Nuk është thjeshtë një kartë. Në vetvete mbart një plan pune një plan shërbimesh. Me ministrinë e Arsimit kemi bërë disa aplikime si bashki për disa investime në sistemin arsimor të shkollave të mesme, të palestrave, të këndeve sportive dhe me kënaqësi ndaj me ju se janë një sërë investimesh që kemi fituar në disa nga shkollat të cilat me vite e vite nuk janë bërë investime.

 Shkodra që mendojmë është Shkodra që pret, mirëpret, mirë trajton studentët, të rinjtë që edhe nëse ikin i lënë të kthehen. Nëse duan të vijnë t’u krijojmë kushtet. Sot me kënaqësi ndaj faktin se të gjithë institucionet, të gjithë faktorët sot në Shqipëri janë të gatshëm të mirëpritur, dhe ne po punojmë shumë që ta kthejmë qytetin e Shkodrës në një qytet që meriton të jetë në një infrastrukturë më të mirë për shkollat tona.”

“Një nga vendimet e para që morëm si bashki ka qenë krijimi i këshillit rinor vendor. Kemi dhe shumë dhe jemi gati të ofrojmë.”, tha Beci mes të tjerash.

Nga ana tjetër për Ministren Manastirliu, kjo marrëveshje është një mundësi për lehtësimin dhe mbështetjen e studentëve në Shkodër.

“Ngjarje e rëndësishme për universitetin, për bashkinë dhe ministrinë e Arsimit. Ne sot firmosim një marrëveshje të rëndësishme që jetëson një nga ato nisma që i kemi marrë në kuadër të paktit për universitetin dhe ku sot kurorëzojmë një punë të nisur për mbështetjen e mëtejshme të studentëve e cila kurorëzohet me firmosjen e marrëveshjes për kartën e studentit”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Falë kësaj marrëveshjeje, studentët do të kenë akses në shërbime të ndryshme me çmime të reduktuara, duke përfshirë fushat e artit dhe kulturës, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, arsimit, sportit dhe rinisë, transportit, turizmit dhe mjedisit.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore