BENGAZI - Grupi i Shtetit Islamik mori përsiper atentatet e tjera të përgjakshme në lindje të Libisë duke dëshmuar progresin e xhihadistëve në këtë vend ku për momentin komuniteti ndërkombëtar por shqyrton mundësitë për t'i dhënë një ndihmë.
Duke përfituar nga kaosi në të cilin është zhytur vendi që prej rrëzimit të regjimit të Muammar Khadafit, Shteti Islamik ka gjetur në Libi një terren të përshtatshëm. Që prej disa javëve grupi i Shtetit Islamik ka rritur dhunën duke përfshirë këtu ekzekutimin e 21 të krishterëve dhe një sulm kundër një hoteli në kryeqytin libian.
"Në sulmin e fundit të kryer sot, të paktën 31 persona janë vrarë, pesë prej të cilëve punonjës egjiptianë dhe 40 të tjerë janë plagosur në Al-Qoba, rreth dhjetëra kilometra  nga bastioni libian i xhihadistëve "Derna"', sipas një zyrtari lokal të sigurisë dhe forcave të shpëtimit.
"Dy shpërthime janë kryer kundër një komisariati police dhe pranë shtëpisë së presidentit të Parlamentit të njohur ng akomuniteti ndërkombëtar, Aguila Salah Issa", sipas dëshmitarëve./ATSH/