Bëni kujdes në dashuri! Mësoni horoskopin për ditën e sotme

Bëni kujdes në dashuri! Mësoni horoskopin për ditën e sotme

Horoskopi ditor

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Mund të përfitoni nga ky moment për t’u rilidhur me dikë. Në punë, falë ndikimit të Marsit do të keni perspektiva për të ardhmen.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Falë energjisë së mirë do të planifikoni projekte të reja dhe të keni dëshirë për të ndryshuar. Të vetëpunësuarit do të bëjnë kontrata të reja.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri ka përmirësime të ngadalta pasi vijojnë tensionet mes atyre që i kanë dhënë fund një romance. Kushdo që stërvitet prej kohësh dhe është i përkushtuar do të ketë një surprizë të këndshme.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Në dashuri keni prej kohësh Venusin në anën e kundërt ndërsa më në fund vjen një lajm i mirë. Edhe në punë jeni pak të tensionuar por do ju vijë një zgjidhje ideale për çdo problem.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Bëni kujdes në dashuri, Afërdita është në anën e kundërt dhe gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç dëshironi. Duhet durim edhe në punë pasi duhet të rishikoni disa marrëveshje.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

E enjtja nuk do të jeni në humor, në dashuri të bëni vetëm të domosdoshmet.Në këtë ditë nuk toleroni asnjë veprim.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Në dashuri yjet janë me ju, nëse jeni beqar përpiquni të bëni njohje të reja. Në punë situata nuk është më e mira. Dëshironi të fitoni, por nuk mundeni.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Në dashuri deri në fundjavë mund të zgjidhni problemet në cift. Mërkuri do të kthehet në shenjën tuaj për t’ju ndihmuar. Po vjen edhe një kohë e favorshme edhe në punë, të paktën për marrëdhëniet me kolegët.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Në dashuri është më mirë të mos e teproni, jeni shumë të lodhur për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Keni shumë plane për punë, por të enjten është më mirë të vëzhgoni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri situata është më e mirë, por nëse keni probleme duhet të flisni për këtë ditë. Nëse keni biznesin tuaj, do të vijë një lajm i mirë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Falë Hënës, do të keni një ditë plot pasion, por mos u fiksoni pas kujtimeve. Është një kohë e mirë për punë pasi mund të lindin projekte interesante.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Në dashuri ka ende pak tension, megjithatë nga premtja do të ketë një rikuperim. Në punë duhet të punoni shumë dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Jupiteri është në shenjën tuaj dhe premton lajme të mira.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur