Bëni kujdes në punë sepse kjo është një periudhë shumë e ngarkuar... horoskopi për sot

Bëni kujdes në punë sepse kjo është një periudhë shumë e ngarkuar... horoskopi për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të shtunën për sa i përket punës, bëni kujdes, ndoshta do të ishte më mirë të reflektoni për të kuptuar se në cilin drejtim të shkoni. Për sa i përket dashurisë, pasioni është i lirë. Mund të arrini gjëra të mëdha. Ju do të jeni në gjendje të merrni kënaqësi të madhe në çdo fushë. Ndoshta do të takoni shpirtin tuaj binjak.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të shtunën kjo ditë sjell shumë stres në jetën tuaj, ndaj vëmendje maksimale. Mundohuni të relaksoheni dhe të derdhni energjitë tuaja pozitive në dashuri.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të shtunën bëni kujdes në punë sepse kjo është një periudhë shumë e ngarkuar. Në dashuri largoni nervozizmin dhe lërini vendin një ekuilibri të shëndetshëm. Mos u mundoni shumë. Në fund, shumë gjëra do të funksionojnë më shpejt se sa pritej.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të shtunën humori nuk është i lartë, sidomos gjatë mbrëmjes, por mos u shqetëso, asgjë e pariparueshme. Në punë mund të ketë debate me kolegët. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të shtunën në dashuri duhet të largoni të gjitha shqetësimet që keni dhe të përjetoni pak intimitet me partnerin. Në punë vendosni rregulla më të rrepta. Do të shihni që do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Të shtunën emocionet e bukura vijnë në dashuri dhe në punë është më mirë të nxirrni në pah gjithë durimin që keni, këto janë ditë të ngarkuara. Do të shihni se do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses edhe para se ta imagjinoni. Mjafton të bëni pak durim dhe në fund nuk do të zhgënjeheni.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të shtunën kjo është një periudhë e bukur për dashurinë dhe ekziston mundësia për të hedhur themelet për diçka të rëndësishme. Për sa i përket punës, është më mirë të mos prisni gjithçka menjëherë, rrezikoni të zhgënjeheni. Ndonjëherë është më mirë të numërosh deri në dhjetë përpara se të hapësh gojën.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të shtunën kjo ditë sjell pak stres në punë, por së shpejti do të gjeni ekuilibrin tuaj të ri. Mos kini frikë të jetoni me zemër të hapur së gjithqka do shkoi për mrekulli.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Të shtunën dita është ideale për të organizuar diçka me partnerin dhe në punë prisni disa propozime të këndshme. Do të shihni se do të ketë mundësi të shkëlqyera për të marrë pak kënaqësi shtesë dhe për të përveshur mëngët.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të shtunën ju jeni në kontrollin e dyshimeve të dashurisë, përpiquni t'i zgjidhni ato në kokën tuaj. Në punë, kini kujdes për disa debate të papritura. Do të shihni që do të merrni një kënaqësi të madhe.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të shtunën fillon një fazë e bukur e rikuperimit të përgjithshëm e cila do të arrijë kulmin në shkurt. Në planin financiar, njëfarë ekuilibri është rivendosur. Kënaqësi të mëdha në çdo fushë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të shtunën do të ndiheni plot energji të re, prandaj shfrytëzojeni sa më shumë. Dhe nëse prisni përgjigje nga fronti profesional, do t'i merrni. Përveshni mëngët dhe nuk do të zhgënjeheni. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe