‘Bëni vaksinën dhe shpëtoni jetë’, Manastirliu: 1,158,303 vaksinime anti-COVID që nga fillimi i pandemisë

‘Bëni vaksinën dhe shpëtoni jetë’, Manastirliu: 1,158,303 vaksinime anti-COVID që nga fillimi i pandemisë

Një qytetar duke kryer vaksinën anti-COVID

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me një video nga ambientet e stadiumin “Air Albania”, ka dhënë lajmin e mirë se që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1,158,303 vaksinime anti-COVID dhe kanë marrë të dyja dozat e vaksinës 507,623 qytetarë.

Në videon e publikuar, pasi ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës ka folur një qytetare e cila shprehet se tani ndihem më e lehtësuar.

“Sapo kam bërë vaksinën e dytë, ndihem më e lehtësuar dhe më me besim se çdo situatë që të kaloj do ta kaloj më lehtë se sa po të isha pa vaksinuar. Prandaj ju sugjeroj të bëni vaksinën nëse doni jetën dhe të afërmit tuaj”, tha ajo.

“Mendoj se të gjithë qytetarët kanë nevojë që të vaksinohen, që kjo pandemi të marri fund sa ë shpejtë”, u shpreh një tjetër.

Një djalë i ri përmes fjalëve të tij ka ftuar të gjithë moshatarët e tij të mos hezitojnë por të bëjnë vaksinës për të shpëtuar sa më shumë jetë

“Inkurajoj këdo që të vaksinohet, sidomos moshat e reja mos e neglizhoi shpëtoni jetën e prindërve tuaj, bëjeni nuk ka asnjë dhimbje, shpëtoni jetë.”, tha i riu.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?