Vidhnin ora dore, arrestohen hajdutët në Durrës! Në pranga edhe 30-vjeçari, i gjetën 190 ora dore në shtëpi

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për vjedhjen e tre orave në një banesë. Është arrestuar edhe 30-vjeçari, që përvetësoi njërën nga orat e vjedhura ndërsa në banesën e tij u sekuestruan 190 ora dore, të dyshuara të vjedhura.

Në pranga kanë rënë: Aldi Rama, 31 vjeç dhe Muharrem Vezi, 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. I treti që u arrestua, 30-vjecari i identifikuar si Kristo Nakuçi, akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Arrestimi i tij u bë sepse ka përvetësuar njërën nga orat që dyshohet se Rama dhe Veizi e kanë vjedhur në banesën e shtetases P. N. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.06.2022, kanë vjedhur 3 ora dore, në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.  

 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres, për veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë