DURRËS- 6 të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është vënë në hetim, nga policia pasi janë kapur duke qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në një kodër në fshatin Hamallaj. Po ashtu policia ka prangosur edhe babanë e një prej djemve, i cili kishte armën pa leje në banesë.
Të rinjtë kryenin qitje me armë me qëllim postimin e videove në rrjetin social Tik-Tok.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Qitësit’, policia ka arrestuar Njazi Sulën 56 vjeç dhe djalin e tij, Mirlind Sula, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.
Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tyre një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë.
Po ashtu ka arrestuar, Klivan Pepkolaj, 19-vjeç, Klajdi Jaku, 20 vjeç, Aurel Toshi, 18-vjeç, Andi Hajdarkolaj, 19 vjeç, dhe Eljos Toshi, 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Në lidhje me arrestimin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
‘Armëmbajtja pa leje nga të rinjtë, ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkojnë angazhim maksimal të Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe goditjen e tyre. Përgëzime Policisë së Shtetit Durrës, e cila përmes monitorimit të rrjeteve sociale ka identifikuar shtatë persona në moshë të re si posedues armësh zjarri.’- shkruan Balla.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3851
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim
24 Dhjetor, 21:29
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme
24 Dhjetor, 13:30
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45