Bënin ski në alpet e Francës, i zë
orteku,zhduken 5 nxënës,vdesin 3

Bënin ski në alpet e Francës, i zë<br />orteku,zhduken 5 nxënës,vdesin 3
FRANCË- Një ortek dëbore ka vërshuar në Alpet franceze duke përfshirë një grupsh nxënësish të një shkolle që po mbanin një festë në një pistë skish.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, sipas të cilave vërshimi i masivit të dëborës i ka marrë jetën të paktën 2 personave, ndërsa 5 të tjerë konsiderohen të humbur. 

Viktimat mësohet se janë një nxënëse 14-vjeçare dhe një turist ukrainas. Ekipet e shpëtimit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur 4 nxënës në gjendje arresti kardiak dhe mësuesin e tyre pa ndjenja. 

Grupi prej 10 nxënësish kishte qenë për ski në zonën alpine Les Deux, në një pistë që në momentin e ortekut ishte e mbyllur për publikun. 

Ekipet e shpëtimit, të ndihmuara nga qentë dhe helikopterët, po vijojnë operacionet, saktësojnë burimet mediatike. 

Ndërkohë, një dëshmitar tha për një stacion radiofonik lokal se orteku ka gjasa të jetë shkaktuar nga grupe skiatorësh të pranishëm në zonë. 

Pista në fjalë ndodhet në një terren të akullt, në pjesën veriore dhe përballë shpatit të malit, raporton më tej stacioni radiofonik./tch

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0