Bënte kërdinë me vjedhje në Tiranë, arrestohet 17-vjeçari

Bënte kërdinë me vjedhje në Tiranë, arrestohet 17-vjeçari

Foto ilustruese

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policës ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për vjedhje. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i mituri me inicialet M.B., dyshohet se ka kryer dy vjedhje natën e mbrëmshme. Po ashtu ai dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera në qarkun e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi i shtetasit të mitur me iniciale M. B., 17 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", pasi gjatë natës ka kryer 2 vjedhje. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot