Bënte kërdinë me vjedhjen e biçikletave, celularëve dhe sende të tjera, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Bënte kërdinë me vjedhjen e biçikletave, celularëve dhe sende të tjera, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Foto ilustruese

DURRËS - Një 37-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia mbrëmjen e së hënës (5 tetor). Ai është kapur në flagrancë duke vjedhur materiale ndërtimi në një objekt që po riparohej në lagjen 17 në Durrës.

Pas arrestimit të tij, policia arriti të zbardhë dhe 10 vjedhje të tjera që mbajnë emrin e 37-vjeçarit me iniciale D.M. Ndërkohë edhe më parë ai ka qenë i dënuar për këtë vepër penale.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:

Më datë 14.07.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit N. P.;

Më datë 17.08.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetasit A. L.;

Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. I.;

Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës dyshohet se i ka vjedhur 10.000 lekë të rinj shtetases M. B.;

Më datë 16.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. L.;

Më datë 25.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. R.;

Më datë 22.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur arkën e ndihmave në një kishë që administrohet nga shtetasi B. C.;

Më datë 26.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. V.;

Më datë 03.10.2020, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në mjetin e shtetasit K. Ç.;

Më datë 04.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike dhe materiale të ndryshme te nënstacioni elektrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump