Bënte 'kërdinë' në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari, autor i vjedhjes së 11 banesave

Bënte 'kërdinë' në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari, autor i vjedhjes së 11 banesave

Sendet e sekuestruara

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, pasi rezulton autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në disa banesa në qytetin bregdetar. Në pranga ka rënë Ergentin Druga, i cili rezulton i dënuar edhe më parë po për vjedhje. Druga është autor i dyshuar pr 11 vjedhje të ndodhura në Vlorë, konkretisht:

Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.

Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.

Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.

Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.

Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.

Më datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.

Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.

Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.

Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.

Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet të cilat autori i përdorte për realizimin e vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë