Bënte ‘namin’ duke vjedhur banesa e biznese, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Bënte ‘namin’ duke vjedhur banesa e biznese, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Pamje nga aksioni i policisë

TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga të policisë së kryeqytetit pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh, në banesa, biznese apo edhe qytetarëve të ndryshëm.

Në kuadër të operacionit ‘The night’, policia ka arrestuar shtetasin J.T banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja".

Sipas policisë J. T. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në banesa dhe biznese të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

- Më datë 07.06.2022, në rrugën "Panorama", dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;

- Më datë 02.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.;

- Më datë 07.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në një subjekt për këmbim valutor, në administrim nga shtetasja D. G.;

- Më datë 12.09.2022, në rrugën "Dritan Hoxha", dyshohet se ka vjedhur telefonin e shtetases Xh. D.

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës