‘Benzi’ përplas kalimtarin në vijat e bardha në Elbasan, çfarë ka mbetur në vendin e aksidentit (VIDEO)

Një këmbësor është përplasur mëngjesin e sotëm nga një makinë në qytetin e Elbasanit. Siç mund të shihni edhe në pamjet e para të siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, makina që ka shkaktuar aksidentin është një ‘Benz’ me targa  EL 3866 C. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syria Dylgjeri”.

Po të shohësh pamjet, aksidenti ka ndodhur pranë vijave të bardha. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes sot në Elbasan

I aksidentuari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur mësohet të jetë dërguar për kurim në Spitalin e Elbasanit

 

Informacion paraprak 

Në lagjen "Syrja Dylgjeri" Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Benz" me targa El 3566 B, shtetasi Xh.B., 53 vjeç, banues në lagjen "Skëndërbej" Elbasan, ka aksidentuar një këmbësore shtetasen Z.Ç, 62 vjeçe, banuese në lagjen "5 Maj" , Elbasan, e cila u transportua menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”