Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në aksin rrugor Fier-Lushnjë (pranë Pushimit të Shoferit), ku një mjet tip Benz është përplasur me një ‘Ford’.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur një person që udhtonte në automjetin tip ‘Ford’. I lënduari është dërguar në Spitalin e Lushnjës për ndihmë të specializuar.

Paraprakisht dyshohet se Benzi ka frenuar teksa mjeti tip Ford ishte duke u future në korsinë e ngadalësimit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.