BEOGRAD - Takimi i përzier i grupit teknik të punues mes Serbisë dhe Shqipërisë për përgatitjen e projekt propozimeve me rëndësi rajonale do të mbahet sot në kryeqytetin e Serbisë. Në emër të Qeverisë së Serbisë, në takim do të marr pjesë zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ndërtimit,Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë, Zorana Mihajloviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Para fillimit të takimit, Mihajloviç në prononcimin e saj për gazetarët, tha se me këtë takim janë duke vazhduar bisedimet e përbashkëta të grupit të formuar dhjetë ditë më parë në Tiranë dhe se sot do të diskutohet mbi projektet e infrastrukturës që në maj të këtij viti kryeministrat e dy vendeve do të paraqesin Komisionit Evropian, për të dakorduar edhe mënyrën e financimit sepse as Shqipëria dhe as Serbia nuk kanë mjete të mjaftueshme, sepse nuk mundin as të marrin hua.
"Kjo është një vazhdimësi e punës sonë të përbashkët, veçanërisht në zhvillimin e projekteve infrastrukturore, zhvillimin ekonomik të rajonit, por në të vërtetë kur e shikoni atë, ky është një nga kushtet e sigurta për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor", tha Mihajloviç.
Ajo shtoi se sot do të kenë marrëveshje kornizë mbi projekte infrastrukturore mbi autostradën Nish - Prishtinë - Tiranë, si dhe rindërtimin e hekurudhës Beograd - Tivar me lidhje të një krahu në Shqipëri, dhe se ekspertët brenda grupit vlerësojnë jo vetëm kostot, por edhe kohën dhe çfarë është ajo që duhet bërë në këto projekte.
Mihajloviç tha se kostot e të gjitha punimeve, në lidhje me daljen në port nëse flitet për autostradën, rindërtimin e hekurudhës Beograd - Tivar, do të ishin rreth dy miliardë dollarë, që është, siç thotë, një shumë jashtëzakonisht e madhe. "Do të fokusohemi në atë që do të jetë prioritet dhe në rrugën, por edhe në pjesën që quhet hekurudhë", shtoi ajo.
Grupi i punës, theksoi Mihajloviç, do të takohet përsëri në Tiranë për dhjetë ditë kur në bisedime do të përfshihet edhe Mali i Zi. Ajo tha se takime të tilla deri më tani nuk ka pasur.
"Mendoj se këtë e kanë hapur kryeministrat, përkatësisht në bisedimet e tyre. Gushti i vitit të kaluar është shumë i rëndësishëm nëse flasim për stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mendoj se vendet munden, pikërisht me ekonomi dhe infrastrukturë, të lidhen dhe ky është hapi i parë. Gjithçka tjetër, se çfarë janë marrëdhënie të llojeve tjera është në fazë tjetër, por prezantimi i projekteve në gusht të vitit të kaluar ishin hap i parë në procesin e lidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor", theksoi Mihajloviç.
Duke theksuar se Prishtina do të jetë e përfshirë në këto projekte, si dhe Mal i Zi, Mihajloviç tha se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë tani janë korrekte dhe se beson se gjithçka që ndodh në muajin e fundit, tregon se edhe njëra edhe pala tjetër janë gatshme për punë të përbashkët. /ATSH/
/Shqiptarja.com