BEOGRAD, 3 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Serbia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri sa të zgjidhë përfundimisht problemin e Kosovës, deklaroi komisioneri i ri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, sipas presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i cili e takoi Hahnin para pak kohësh në Beograd.
"Hahn më tha fjalë për fjalë se nuk ju duam (në union - shën. përkth.) nëse nuk zgjidhni më parë problemet tuaja. Aq më tepër që pjesa më e madhe e Bashkimit Evropian e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai më tha qartësisht se Evropa nuk do të na marrë në gjirin e saj nëse nuk kemi zgjidhur me parë problemin e Kosovës", deklaroi Nikoliç në televizionin shtetëror serb, RTS.
Megjithatë, presidenti serb, Tomislav Nikoliç theksoi se vendi i tij nuk do ta njihte kurrë pavarësinë e Kosovës./ a.jor.