BEOGRAD- Kabineti i Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç ka konfirmuar një incident në të cilin është përfshirë një oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe eskorta e kreut të shtetit.
Tabloidi i Beogradit "Kurir" në artikullin e tij të titulluar “Atentat Nikoliç? Duke iu referuar burimeve nga strukturat e inteligjencës thotë se incidenti ndodhi të premten në autostradën Beograd-Nish ndërsa Tomislav Nikoliç ishte duke udhëtuar drejt Kragujevacit.
E përditshmja publikon në faqen e saj të internetit faktin se një punonjës i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka përdorur makinën e tij zyrtare për të hyrë mes automjeteve të eskortës që shoqëronte Presidentin duke e ndërprerë rrugën disa herë.
E përditshmja tjetër serbe "Blic" thotë se oficeri është shefi i policisë së qarkullimit Dragisa Simic por sqaron se në momentin kur ndodhi incidenti në automjet ndodhej shoferi i tij. Sipas këtyre raporteve, shoferi ka rrëfyer se nuk kishte ndërmend të parakalonte eskortën por as nuk ishte sinjalizuar që të ngadalësonte ose të mbante distancë. Nikoliç reagoi për incidentin duke thënë se ka besim të plotë tek masat e sigurisë që marrin oficerët e Ministrisë së Brendshme. Nikoliç përmes njoftimit për shtyp të Presidencës thotë se është i bindur se gjitha aspektet e incidentit do të hetohen por nuk jepen të dhëna të tjera.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com