Beograd, merret sot ne pyetje
kosovari i akuzuar për krime lufte

Beograd, merret sot ne pyetje<br />kosovari i akuzuar për krime lufte
BEOGRAD-Mark Koshnjeti, i arrestuar nga policia serbe ne Merdare, mengjesin e se shtunes do të merret në pyetje sot në mëngjes, ndërsa gjykatësi për krime lufte në Gjykatën e Lartë në Beograd do të vendosë nëse do të zgjaten më tej afatet e paraburgimit. Gjykata në Serbi i caktoi masën e sigurisë, prej 48 orësh paraburgim, kosovarit, qe akuzohet nga Beogradi per krime lufte, ndersa gjate seances se sotme, pritet qe keto afate te zgjaten, ne baze te kerkeses qe do te beje Prokuroria, qe ka nisur hetimet per kete rast.

Familjarët kanë bërë të ditur se Koshnjeti po udhëtonte me autobus drejt Beograd, për të vizituar motrën e tij. Ndërkaq arrestimi I tij ka ngjalllur eagime të shumta në Kosovë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka kërkuar nga mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për lirimin e Koshnjetit, duke hedhur poshtë deklaratat e autoriteteve serbe se Koshnjeti “ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ndërkaq ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq, duke bërë publik lajmin për arrestimin, ka thënë se Koshnjeti “dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë". “Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm", ka thënë Daçic.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje