BEOGRAD - "Në pesë vjetët e fundit, pozita e 1,85 milionë serbëve në rajon, duke mos llogaritur Rumaninë dhe përmirësimin e vogël në Hungari, po bëhet gjithnjë e më e keqe", kanë tërhequr sot vërejtjen përfaqësues të Napredni klub-it duka prezantuar raportin e tyre pesëvjeçar për të drejtat e serbëve, njoftojnë mediat e Beogradit, të cilave iu referohet Presheva.com.
Kryetari i këtij klubi, Çedomir Antiç ka konstatuar se përkeqësimi i pozitës së serbëve në rajon është pasojë e përpjekjeve, që të mpaket Republika Sërpska, që Mali i Zi të jetë buzë falimentimit, e në krizë kushtetuese ndodhet edhe Maqedonia, ndërsa Kroacia ka hyrë në BE. Ai ka shtuar se pa marrë parasysh, që serbët po nxiten, që të marrin pjesë në institucionet e Kosovës, ata nga viti i ardhshëm nga “Napredin Klub do të trajtohen edhe në “Kosovo-UNMIK”.
Në raportin e këtij klubi theksohet se në Shqipëri ekziston një vazhdimësi e mosrespektimit të të drejtave të 30 mijë serbëve në Shqipëri. Ata nuk e kanë statusin e minoritetit nacional, madje ata janë edhe pa të drejtën që të deshqiptarizojnë emrat.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

në Shqipëri nuk kanë të drejta">