Beograd, nën dëborë emigrantët në
radhë për ushqim dhe strehim

Beograd, nën dëborë emigrantët në<br />radhë për ushqim dhe strehim
Reth 7000 emigrantë të cilët vijnë nga Afganistani, Pakistani dhe Siria po presin në kufirin serb për të kaluar në Hungari.

Mes dëborës dhe të ftohtit që ka pushtuar vendin dhe jo vetëm ata presin në radhë për pak ushqim.

Familjet të cilat në radhët e tyre kanë edhe fëmijë janë të bllokuara nën akull dhe me temepratura të cilat shënojnë minus 22 gradë.  Strehat në Beograd nuk janë të përshtatshme për të përballuar të ftohtin e acartë.

Por edhe ato janë të zëna nga ata që kanë më shumë fat ndërsa të tjerët në mëshirë.

Hungaria  ka bërë një zgjidhje politike me synimin për të reduktuar ardhjen e emigrantëve, vetëm 20 persona mund të pranohen në ditë si azilkërkues në kufijtë e saj.  

Një fakt i tillë e bën dramatike situatën e shumë prej refugjatëve të cilët në këto ditë po përballen me të ftohtin arktik që ka mbërthyer kontinentin e vjetër. 

[gallery]20499[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin