Beograd, partia e Nikoliçit merr
shumicën në parlament

Beograd, partia e Nikoliçit merr<br />shumicën në parlament
BEOGRAD-  Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë njoftoi se në bazë të votave të numëruara Partia Përparimtare Serbe e nacionalistit Tomisllav Nikoliçit ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, 25.53 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Boris Tadiçit fitoi 22.09 për qind të votave.  Ndërkohë që balotazhi, i caktuar pas dy javësh do të vendosë për presidentin e ardhshëm të Serbisë. Boris Tadiç dhe Tomisllav Nikoliç nuk kanë arritur të marrin mbi 50 për qind të votave.

Në zgjedhjet parlamentare, sipas Komisionit zgjedhor votuan 59.98 të qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa fletëvotime të pavlefshme (listat e bardha) u shpallën 4.19 për qind.

Partia Socialiste e Ivica Daçiqit, fitoi 16.02 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës 7.07. ( ne foto: Selia e Partisë Përparimtare, gjatë shpalljes së rezultateve, Beograd)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023