BEOGRAD – Disa qindra vetë, pjesa më e madhe studentë dhe të rinj kanë manifestuar dje në qendër të Beogradit kundër varfërisë, rritjes së papunësisë dhe përkeqësimit të situatës ekonomike dhe për të kërkuar më shumë drejtësi sociale në Serbi.

Të mobilizuar përmes Facebook, demonstruesit – pa asnjë ngjyrim politik – kanë lënë takim në sheshin e Republikës në zemër të qytetit. Manifestimi është zhvilluar paqësisht dhe pa incidente.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)