BEOGRAD - Qeveria e Serbisë miratoi 12 290 000 dinarë, thënë ndryshe rreth 100 000 euro ndihma për Maqedoninë dhe Shqipërinë, për shkak të përmbytjeve në fillim të këtij muaji, njoftoi agjencia zyrtare serbe e lajmeve, TANJUG.
Agjencia shtoi se ky financim është siguruar nga rezervat buxhetore të Serbisë.
Vendimi për ndihmën ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë u mor në mbledhjen e 8 shkurtit të qeverisë serbe, me propozim të kryeministrit Aleksandar Vuçiç./ATSH/