Beograd, Rama takon Vuçiç
Serbi-Shqipëri njohin patentat

Beograd, Rama takon Vuçiç<br />Serbi-Shqipëri njohin patentat
SERBI - Në një klime tejet pozitive dhe larg tensionit të shënuan në vizitën e nëntorit, kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vucic. Dy kryeministrat përveç se kanë marrë pjesë në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes për njohjen e patentave, folën për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Burime për A1 Report nga takimi thanë se kryeministri serb ka konfirmuar vizitën e tij në Tiranë, por pa përcaktuar një datë konkrete. 

Samiti kinez ne Beograd, Rama takim bilateral me Vuçiç
“Akujt” midis Serbisë dhe Shqipërisë janë thyer, ndërsa tensioni i takimit të 10 nëntorit mes Ramës e Vuçiç është tejkaluar dhe përkthyer tashmë në një faqe të re bashkëpunimi. Në takimin e dytë që kryeministri Rama zhvilloi në Beograd me homologun serb Aleksandar Vuçiç, në kuadër të samitit ekonomik Kinë-Ballkan të mbajtur atje, palët vendosën për hapin e radhës të këtij bashkëpunimi, njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të lëshuara nga të dyja vendet.

Ceremonia e nënshkrimit të njohjes së ndërsjelltë të patentave u zhvillua në selinë e qeverisë Serbe dhe u firmos nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe atij të Brendshëm serb Nebojsha Stefanovic
 
haxhinasto marreveshja

Burime per A1 REPORT: Vuçiç pranon ftesen e Rames per te vizituar Shqiperine

Megjithatë në ndryshim nga vizita e parë e zotit Rama, palët nuk kanë dale në një deklaratë të përbashkët për shtyp, duke shmangur në njëfarë mënyrë çdo lloj deklarate pro Kosovës, që mund të vinte nga kryeministri Rama. Gjithashtu burime për A1 Report, saktësojnë se gjatë takimit kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka pranuar ftesën e kryeministri Edi Rama për të vizituar Tiranën, por pa përcaktuar ende një datë konkrete. Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri serb në Tiranë. 

Kryefjalë e takimit që delegacionet e dy vendeve zhvilluar, ishte edhe Lugina e Preshevës, ku kryeministri Rama kërkoi rritjen e kujdesit ndaj shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshëve. “Takim me kryeministri Vuçiç për rritjen e ritmit të bashkëpunimit dhe rritjen e kujdesit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkruan Rama në rrjetet sociale për takimin me Vuçiç.
 
takimi rama vucic

Kryeministri Rama zhvilloi takimin dypalësh me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, gjatë pjesëmarrjes në samitin e Beogradit që zhvillohet mes kryetarëve të qeverive të 16 vendeve europiane dhe Kryeministrit kinez Li Keqiang.

Kryeministri Rama vlerësoi rritjen e ritmit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi. Gjatë vizitës së parë të kryeministrit Rama në Serbi më 10 Nëntor u nënshkrua edhe 3 marrëveshje të tjera, një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor.

Rama takon kryeministrin kinez


Po ashtu, në ditën e dytë të samitit ekonomik, Rama takoi Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, si në rrafshin ekonomik dhe tregtar, ashtu edhe në atë kulturës dhe arsimit. Kryeministri Rama kërkoi nxitjen e bashkëpunimit në bujqësi dhe rritjen e investimeve kineze në energji dhe infrastrukturë.

rama kryeministri kinez

Kryeministri Li Keqiang vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe shprehu kënaqësinë për takimin e tretë brenda një viti me Kryeministrin shqiptar.Në emër të qeverisë kineze, Kryeministri Li Keqiang shprehu dëshirën për të rritur importet bujqësore nga Shqipëria, si dhe për të rritur investimet e kompanive kineze në prodhimin e energjisë dhe zhvillimin e infrastrukturës, që do të ndihmonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërlidhjen e vendit tonë me akset kryesore në Ballkan dhe Europën Juglindore.

“Mirëkuptim i plotë me kryeministrin Li Keqiang për nevojën që Kina të rrisë mbështetjen financiare ndaj Shqipërisë dhe rajonit”, shkroi Rama në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin kinez.

 Kryeministri Rama ftoi Kryeministrin Li Keqiang për të vizituar Shqipërinë në një moment të afërt e të përshtatshëm. Nga ana e tij Kryeministri kinez lajmëroi zhvillimin e takimit të katërt mes krerëve të qeverive të 16 vendeve europiane dhe kreut të qeverisë kineze, takim që vitin e ardhshëm do të mbahet në Kinë.

Sot, dita e dytë e Samitit Kinë-Ballkan të mbajtur në Beograd
Takimi i kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç me homologun nga Hungaria Viktor Orban çeli ditën e dytë të Samitit të Tretë të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore që zhvillohet në Beograd. Më tej të dy krerët e qeverive janë takuar me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski e në takimin e fundit bilateral, Vuçiç u takua me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
 
Në rrjetin social “Facebook” Rama paralajmeroi se takimi dypalësh me kryeministrin e Kinës do të jetë “për platformën tonë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik”. Këtij statusi Rama i ka bashkangjitur edhe një foto ku kryeministri kinez është mes Ramës dhe kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

rama vucic kinezi
 
Sakaq, takimi me kryeministrin Vucic u zhvillua në pallatin “Serbija”. Dy kryeministrat diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për organizimin e vizitës së Vuçiç në Tiranë.
 
Vuçiç dhe Gruevski biseduan për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin bilateral me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski zhvilluan bisedime rreth marrëdhënieve dypalëshe, projektet e infrastrukturës dhe ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Beograd - Budapest përmes Shkupit në Athinë.

Vuçiç ka propozuar formimin e ekipeve të përfaqësuesve nga Ministritë e Financave të dyja vendeve, të cilët do të punojnë rreth detajeve në lidhje me projektin e hekurudhës së shpejt.

vucic gruevski

Përveç kësaj, tema diskutimi ishin nga fusha e kulturës, tregtisë dhe bashkëpunimit në fushën e energjisë. Takimi bilateral u mbajt në kuadër të Samitit të Tretë të kryetarëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore që filloi dje në Beograd.

Dita e pare e samitit ekonomik, Kina 10 miliarde dollare per Rajonin
Në ditën e parë të punimeve të samitit me pjesëmarrjen e së paku 20 kryeministrave nga Rajoni, kryeministri kinez Li Keqiang premtoi 10 miliardë dollarë për vendet e rajonit, për investime kryesisht në infrastrukturë.  Gjatë qëndrimit në Beograd, Rama do të ketë takime edhe me homologët të tjerë të vendeve të Europës Qendore dhe Lindore.
 
samiti kinez

Vëmendja mediatike është fokusuar në takimin dypalësh Rama-Vuçiç, duke parë tensionin e fundit politik gjatë vizitës së parë historike që Rama zhvilloi në Beograd në 10 Nëntor të këtij viti. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)